LAJM I FUNDIT: Zjarr në burgun e Idrizovës

në kategorine Maqedoni

Në orët e hershme të mëngjesit në burgun e Idrizovës ka shpërthyer zjarr.

Siç kanë bërë të ditur nga Njësiti kundër zjarreve, zjarri është paraqitur pas orës 4, ndërsa është përfshirë vetëm kulmi. Është intervenuar vetëm me një automjet dhe 4 zjarrfikës, transmeton MEDIAL..mk.

Dëmi i shkaktuar është vlerësuar rreth 15 mijë denarë, ndërsa zjarri është vendosur nën kontroll pas një ore, bëjnë të ditur nga Brigada kundër zjarreve.

/MEDIAL/