Kur Rita Ora u zyrtarizua si ambasadore nderi, Dua Lipa as që ishte vërejtur në sallë

në kategorine Kulturë

Dua Lipa mbrëmë ka bërë historinë, ajo ka arritë të kurorëzohet me dy çmime Grammy, çmime këto që e fusin në këngëtarët më të suksesshëm në botë, shkruan KultPlus.

Dhe suksesi
i saj ka ardhur brenda viteve të fundit, sa që, ambasadori i Kosovës në Hagë,
kujton një moment sa ishte ambasador në Britaninë e Madhe.

“Fjalët janë
të tepërta për ta përshkruar ngritjen meteorike të vajzës sonë, Dua. Më
kujtohet korriku i vitit 2015, ceremonia e dekorimit të Rita Orës si ambasadore
nderi e Kosovës, në ambasadën në Londër. Aty kisha ftuar shumë personalitete të
shquara, në mesin e tyre edhe Duan, por ajo, në atë kohë, ishte tek në fillet e
para të karrierës muzikore, dhe prania e saj nuk qe vërejtur edhe aq shumë në
sallë. Prej atëherë ka kaluar jo më shumë se tri vite e gjysmë, dhe shih çfarë
suksesi në nivel botëror ka arritur Dua! Është gjë e mahnitshme! Të fitosh
Grammy për muzikë është pothuajse njësoj si të fitosh Oscar për film.

Faleminderit Dua, faleminderit familje e mrekullueshme e Duas, për këtë dhuratë kaq të çmueshme për të gjithë ne.”, ka shkruar Lirim Greiçevci./KultPlus.com

Burimi: https://www.kultplus.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.