Ç’veshën yjet në tapetin e kuq të Grammy 2019?

në kategorine Stardust

Orë më parë, në Los Angeles u mbajt ceremonia e 61 e çmimeve Grammy.

Eventi që vlerëson arritjet në industrinë muzikore, bëri bashkë gjithë yjet! Përpos këngëve dhe çmimeve përkatëse, çfarë gjithmonë zgjon kureshtjen, janë veshjet, shkruan anabel.al

Ç’veshën VIP-at në tapetin e kuq?!

Çmimin e veshjes më të paharrueshme e merr padyshim, Cardi B!

Cardi B me Archival Mugler

Nga gjithë veshjet e Lady Gaga-s ky fustan ka qenë opsioni më e lehtë. Ju kujtohet kur duhej një staf i tërë për të mbajtur fustanet e saj aq të nderlikuar? Gjërat kanë ndryshuar.

Lady Gaga me Celine

Aksesorët më të veçantë të natës kanë qenë ato të Jennifer. Kapelja, detajet në fustan apo çanta duket sikur nuk i përkisnin fare kësaj bote.

Jennifer Lopez me Ralph & Russo

Duket sikur Katy ka ‘ngecur’ në atë fustan, por le ta pranojmë që kjo veshje duhet të ketë qenë një eksperiencë më vete.

Katy Perry me Balmain

Mund t’i heqësh dot sytë nga ky fustan?!

Camila Cabello me Armani Privé

Ok, e morëm vesh që Kylie nuk vuan nga klaustrofobia.

Kylie Jenner me Balmain

Fustani i Ashanti-t duhet sikur ka një superfuqi që është gati ta tregojë nga çasti në çast.

Brenda stilit të Miley-it!

Miley Cyrus me Mugler

Gishtëza, ti je?!

Andra Day me Custom Cheng

Bebe Rexha me pamje prej princeshe duket për mrekulli!

Bebe Rexha me Monsoori

Qershia mbi tortë ishte padyshim Dua Lipa…

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.