LAJM I FUNDIT: Një i burgosur në Idrizovë ndërron jetë, dhjetëra tjerë shtrihen në Toksikologji në Shkup?!

në kategorine Maqedoni

Një i burgosur në SHNP “Idrizovë” ndërron jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë janë shtrirë në repartin e Toksikologjisë në Spitalin klinik “Nënë Tereza” në Shkup.

Lajmi bëhet i ditur nga burime brenda burgut, ndërsa situata e këtillë vjen si pasojë e neglizhencës së autoriteteve të burgut që udhëhiqen nga kuadro maqedonas.

“Të burgosurit jo që kanë në duart e tyre mjete narkotike, por posedojnë sasi aq të mëdha sa që nuk kanë kontroll nga mbidoza. Para pak çastesh njëri prej tyre ka ndërruar jetë, kurse dhjetëra të tjerë janë në gjendje kritike të shtrirë në Toksikologji”, thotë burimi.

Tani për tani nuk ka ndonjë reagim nga ana e autoriteteve të burgut, por edhe nga spitali mbi gjendjen e peronave të shtrirë në spitalin klinik në Shkup.

/MEDIAL/