Janë paraqitur gjithsej 75 raste me simptoma të fruthit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 18 janar 2019 (MEDIAL) – Gjithsej 75 raste me simptoma të fruthit janë paraqitur me ditën e djeshme. Për 65 prej tyre është marrë vërtetim laboratorik, ka bërë të ditur sot Ministria e Shëndetësisë.

Mosha e të infektuarve sillet prej tetë muajsh deri 42 vjeç. Numri më i madh i rasteve i takojnë moshës prej një deri në katër vjet, ndërsa pesë fëmijë janë të moshës deri në një vit. Në grupmoshat mbi 20 vjeç të prekur janë 18 persona (27.7 për qind). Lidhur me gjininë, 34 raste (52,3 për qind) janë persona të gjinisë femërore.

Sipas statusit të vaksinimit, 55 persona, ose (84,6 për qind) e të infektuarve janë të pavaksinuar ose me status të panjohur vaksinal. Nga fëmijët e pavaksinuar, pesë fëmijë janë të moshës nën 12 muaj dhe nuk i nënshtrohen vaksinimit, konform kalendarit të imunizimit.

Nga numri i të infektuarve, 42 raste (64.6 për qind) janë hospitalizuar në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile në Shkup, ku 73.8 për qind të moshës prej një deri katër vjet. Tek 15 prej tyre (23.1 për qind) janë regjistruar komplikime, ku numri më i madh ose 12 (80 për qind) janë te fëmijët e moshës deri në katër vjet.

Nga Ministria e Shëndetësisë kujtojnë se në dhjetor 2018 është shpallur epidemi e fruthit në territorin e lagjes Radishan të komunës së Butelit me shtatë raste të fruthit. Për shkak të paraqitjes së numrit të madh të personave nga pjesë të ndryshme të Shkupit, më 2 janar të këtij viti është paraqitur epidemi në territorin e Qytetit të Shkupit. EpideMEDIAL është përhapur në territorin e gjitha komunave të Qytetit të Shkupit, ndërsa deri tani numri më i madh (32.3 për qind) i rasteve janë regjistruar në komunën e Aerodromit.

“Konform të dhënave të fundit nga Shtëpia e Shëndetit- Shkup është vërtetuar se nga 41.189 fëmijë të moshës prej një deri në pesë vjet të pavaksinuar janë 12.437 ose 30 për qind e fëmijëve që i nënshtrohen vaksinimit. Nga gjithsej 63.815 fëmijë të shkollës në moshë deri në 14 vjeç në qytetin e Shkupit- të pavaksinuar janë 3.924 fëmijë (6.1 për qind). Numri më i madh i fëmijëve të pavaksinuar janë fëmijë të klasës së parë, ose 1.532 nga gjithsej 7.494 fëmijë të klasës së parë (20 për qind)”, thuhet në kumtesë.

Gjatë vijimit të javës së dytë të vitit 2019 janë vaksinuar 817 fëmijë të moshës deri në 14 vjeç ku 92 për qind janë të moshës deri në pesë vjet. Gjithsej nga fillimi i epidemisë deri më 13 janar 2019 janë vaksinuar 2.925 fëmijë. f.

 

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.