Në Shqipëri e Kosovë duhet VETTING juridik, politik, dhe sidomos VETTING patriotik

në kategorine Opinione

 Në Shqipëri duhet  një VETTING për politikën dhe jo vetwm pwr tw, pasi ka 100 vite që Shqipëria është shtet dhe të gjitha të këqijat Shqipërisë i kanë ardhur nga politika.

Politika e Tiranës gjithmonë deficitet më të mëdha i ka pasur : deficitin demokratik, sepse  gjithmonë ka sunduar egoizmi, uni dhe autoritarizmi, kjo pasi,  si duan kryetarët bëhen partitë dhe si duan pesidentwt dhe kryeministrat bwhen dhe funksionojnë qeveritë, pushteti, ligji e shteti; nga shkon dhe ku dhe si i drejton kryetari ecin e lëvizin partitë, dhe nga shkon e si don kryeministri sillet e ecën shteti e pushteti.

Deficiti politik: si politikë e pushtet i papërgjegjshëm para shtetit dhe para kombit, politikë e korruptuar dhe e kriminalizuar.

Deficiti patriotik: ku së pari duke filluar nga politikani, pushtetari, kryebashkiaku, gjyqtari dhe në detyrat dhe institucionet e tjera strategjike kombwtare duhet të jënë e të zgjidhen individë patriotë e të përgjegjshëm që t’i shërbejnë kombit dhe qytetarit; pasi, në realitet  pothuajse gjithnjë deri sot: patriotizmin e ka sfiduar tradhëtia;  patriotizmi real  është përndjekur  nga korrupsioni e injoranca; dhe patriotizmi demokratik është  luftuar , izoluar dhe përjashtuar nga aktiviteti politik, juridik, shtetëror, diplomatik, akademik dhe administrativ në Shqipëri.

Patriotizmi është antiteza reale kundër tradhëtisë, krimit dhe korrupsionit.

Retorika dhe patriotizmi fals janë  mbulesat dhe maskat e krimit, korrupsionit dhe të tradhëtisë.

Prandaj duhet bërë VETTING patriotik, për ta ndëshkuar dhe izoluar tradhëtinë, për ta kufizuar e ndëshkuar korrupsionin , hajninë dhe krimin.

Këtë nuk e bën as politika dhe as politikanët e kësaj elite politike aktuale antipatriotike, sepse, ata janë vetë krimi, korrupsioni, hajdutëria dhe tradhëtia.

Me të drejtë miqtë dhe aleatët e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, SHBA e BE,  VETTING-un e kanë vlerësuar si reformën jetike për Shqipërinë.

Mirëpo për politikën shqiptare dhe për politikanët shqiptarë në përgjithësi  jetike për ta është vetëm interesi personal i tyre, dhe si e tillë ajo, pra politika e ka përdorur edhe shtetin, edhe shoqërinë, edhe ligjin, edhe drejtësinë edhe imazhin e pasuritë kombëtare të Shqipërisë si prona private të tyre.

Po kështu realiteti tregon se edhe politika në Kosovë është po e tillë si kjo në Tiranë

 Tirana politike nuk e ka justifikuar pothuajse asnjëherë veten si kryeqendër shqiptare për një politikë serioze e të qëndrueshme në interes të kombit, por vetëm si një politikë bashibozukësh  e “besnikësh “ , interesaxhinjsh e servilësh të pushtetit, të parasë me rrogëtarë e mercenarë politikë, ideologjik e me injorantë të pa kontribute  e tw pa përgjegjësi kombëtare; politikë e zhveshur nga ndjenjat morale, shpirtërore, shoqërore dhe kombëtare.

Dhe kjo politikë është  marrë si model edhe nga Prishtina

Parësore për politikën e Tiranës ka qenë gjithmonë  interesi personal, privilegji, përfitimi dhe pasuria e paraja, gjë për të cilat janë deklaruar edhe shumë personalitete politike e  diplomatike si ata dëshakeqës por edhe dashamirës të Shqipërisë dhe të shqiptarëve; ku të parët, ata dashakeqës, kanë ndihmuar dhe mbështetur këtë lloj politike të Tiranës ; ndërsa dashamirësit e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kanë shprehur ndjesinë , keqardhjen për këtë realitet dështak dhe antikombëtar të politikanëve shqiptar prej të cilëve ka 100 vite që vuan dhe që e pëson populli shqiptar, i cili akoma  vuan varfërie, prapambetje, mosmirëqënie, me  trauma e fatkeqësi, padrejtësi dhe eksod.

Ajo që e bën si kryeqytet politik të “pameritur” Tiranën është fakti jo si vënd e territor , si tokë dhe si atdhe shqiptarësh ku ngrihet Tirana si Kyeqytet, por “tersllëkun” Tiranës si Kryeqytet ia kanë sjellë politika, pushteti e keqqeverisjet e këtyre 100 viteve si kryeqendër politike e Shqipërisë, në atë se çfarë ka bërë realisht Tirana si kryeqytet  politikisht, diplomatikisht e patriotikisht për interesin kombëtar gjithëshqipar.

Shqipërinë si shtet e kanë mbajtur peng politikanët injorantë të saj, politikanët tradhëtarë dhe partitë politike në Tiranë janë sjellë e kanë vepruar më së shumti si banda politike partizane me synim vetëm interesin e ngushtë dhe personal pa marrë parasysh dëmet dhe kostot e larta e të pasojave të rënda e madje edhe tragjike që u kanë ardhur shqiptarëve prej politikës dhe prej pushtetit të politikanëve shqiptarë, dhe pavarësisht se çfarë regjimesh politike ka kaluar dhe e kanë sunduar Shqipërinë si monarki, komunizëm apo edhe demokraci: politika, pushteti dhe drejtësia e tyre kanë një thelb esencial të përbashkët: anarki, injorancë, padhimbshuri e pandjesi humane, vjedhje e hajni, krim, korrupsion, papërgjegjshmëri publike e kombëtare dhe sidomos  tradhëtinë , prej të cilave Shqipëria edhe sot pas 100 vitesh është e fundit jo vetëm në Europë por edhe me gjërë në rrugën e civilizimit, të zhvillimit ekonomik , të demokracisë, të progresit e të integrimin, të ndërtimit të shtetit ligjor dhe demokratik.                                                                                                                    

Tirana u zgjodh si Kryeqytet nw vitin 1920 nga Kongresi i Lushnjes . Tiranasit  shquhet se ata i kanë bërë fresk tw gjitha pushteteve dhe të  gjitha llojeve të politikës.

Tirana si qëndër politike nuk e ka kryer si dhe sa duhet  misionin e saj  politik e diplomatik  për në favor të interesit gjithëkombëtar për  Bashkimin Kombëtar.

Politikës dhe politikanëve të Shqipërisë, shumicës prej tyre u ka interesuar inferesi,përfitimi e pushteti në Shqipërinë e vogël, sundimi dhe shfrytëzimi prej tyre i Shqipërisë, i qeverisë, politikës  dhe i shtetit shqiptar si pronë private dhe nuk u ka interesuar shumë  interesi kombëtar gjithshqiptar.

Historiku politik i Tiranës si kryeqytet është histori kacafytjesh, pabesish, përleshjesh, tradhëtish, pabesish dhe intrigash politike të brëndshme për interesa personale politike e pushteti dhe me shumë pak histori politike kombëtare dhe shumë, shumë  pak e interesuar për Çështjen gjithkombëtare shqiptare.

Aktiviteti politik, juridik dhe shtetëror i Tiranës zyrtare ka qenë pronë e injorantëve dhe të atyre që gjithnjë e kanë shfrytëzuar  patriotizmin dhe sakrificat kombëtare të shqiptarëve, kanë shfrytëzuar shoqërinë dhe shtetin shqiptar për interesa të ngushta   politike, pushteti, autoriteti e përfitimesh personale mbi ato kombëtare dhe mbi atë të përgjithshëm. Këtë e verteton edhe aktualisht edhe realiteti i sotëm.

Tirana politike dhe shtetërore nuk u interesua asnjëherë si duhet as për Shqipërinë dhe as shqiptarët e Shqipërisë, sikur kjo politikë e Tiranës të ishte pronë e joshqiptarëve, hajnave dhe e zullumqarëve, sepse: shqiptarët e vërtetë e patriotë në Shqipëri ose u përzunë me detyrim e me dhunë,ose iu imponua që detyrimisht  të marrin rrugët e të largohen nga Shqipëria, ose u burgosën e u internuan, dhe deri edhe u persekutuan dhe jo pak prej tyre edhe u vranë,  dhe shumica e shqiptarëve në Shqipëri mbetën gjithnjë të varfër e hallexhinj.  

Po kështu  politika e bashibozukëve politik të Tiranës nuk ka qenë aspak e interesuar as për shqiptarët dhe as për trojet shqiptare të Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Greqisë prej sakrificave të të cilëve pothuajse tërësisht dhe kryesisht prej tyre erdhi dhe Pavarësia e Shqipërisë dhe që u bë edhe Tirana kryeqytet , por që politika e saj për shqiptarët në trojet e tyre jashtë shtetit të Shqipërisë dhe për diasporën shqiptare ka qenë politikë si ajo e njerkës.

Prej politkës së Tiranës u shkel embargoja e naftës ndaj makinerisë kriminale  luftarake të Milloshevicit; prej politikës antikombëtare të Tiranës u sabotua dhe u pengua Lufta e UÇK-së; prej saj u nënshkruan marrëveshje tradhëtie duke u falur Greqisë hapësirat ujore të Shqipërisë, hapja e shkollave greke edhe aty ku ka edhe tre minoritarë.

Prej politikës së Tiranës ka humbur perkohesisht  pavarësinë edhe Kisha Ortodokse Shqiptare.

Personalitetet më të larta të Shtetit të Shqipërisë, Zogu erdhi në pushtet me ndihmën e Pashiqit të Serbisë;  diktatura komuniste erdhi me ndihmën e komunizmit jugosllav e cila kishte si politikë “bashkim –vëllazërimin “  titist ku në bashkevëpunim të Shqipërisë me juntën kriminale komuniste jugosllave ato së bashku janë autorët e masakrës cnjerëzore të Tivarit ku u ekzekutuan rreth 4000 shqiptarë Kosovës, si dhe të kuntributit “besnik” të partizanëve të Shqipërisë në eliminimin dhe asgjesimin e nacionalizmit e patriotizmit në Kosovë dhe në vendosjen e regjimit genocidist komunist jugosllav në Kosovë. Pastaj politika komuniste e Tiranës  vazhdoi me internacionalizmin vëllazëror me sovjetikët dhe me kinezët; me agresivitetin, urrejtjen  dhe me fanatizmin antiperendimor dhe antiamerikan . Në demokraci pasardhësit e komunizmit, politikanë, presidentë e kryeministra të Tiranës deklarojnë  shokë e miq të tyre antishqiptarin e madh, Gligorovin e Maqedonisë dhe grekët Micotaqis e Bakojanis, sllavoserbët Bulatoviq e Gjingjiq dhe tani kryeministri aktual ka shok  e mik  Cipras të Greqisë, Vuçiçin e Serbisë dhe këshilltar serbosherbëtorin Baton Haxhiu; miq e shokë e që të gjith ata ashtu sikurse e gjithë politika dhe shteti serb e grek kanë qenë e janë  armiq dhe antishqiptarë fanatikë.

Prej politikës së Tiranës u kërkua që Kosova të kishte statusin e një “Pavarësie të Kushtëzuar” si një autonomi substanciale; prej politikanëve  edhe nga Tirana u inkurajuan dhe u grumbullun shpifjet dhe  akuzat kundër luftës dhe luftëtarëve të UÇK-së.

 Prej politikës së  Tiranës ,ishkryeministri Nano e pëcaktoi Beogradin si kryeqytet të Kosovës.

Politika e Tiranës edhe sot vazhdon me antishqiptarizmin dhe sidomos me antikosovarizmin e saj duke bashkëpunuar me individë dhe me personazhe te zi  e tepër negativ dhe të diskredituar si antishqiptarë dhe ndihmës të genocidit serb mbi shqiptarët e Kosovës si p. sh .me Baton Haxhiun, të cilin Tirana e mban dhe e dëgjon si “këshilltar” (si dikur Popovicin e Mugoshwn Enveri e Mehmeti) për politikat me Serbinë si rezultat  së cilës qeverisja dhe politika qerisësë aktuale funksionon në sinkron me atë të Beogradit për krijimin e një tregu të përbashkët të Ballkanit Perendimor , si një orvajtje më e re për neoJugosllavinë; kërkon pajtimin me Serbinë kur Serbia aktuale nuk ka kërkuar as mininimalisht falje për krimet dhe genocidin e saj, por madje është tejet agresive dhe antishqiptare e cila harxhon dhe përdor të gjitha kapacitetet e saj per ndarjen e Kosovës si dhe perdor te gjitha perpjekjet:  ato diplomatike, politike, mediatike dhe financiare e shtetërore kunder Kosovës për të penguar njohjet ndërkombëtare, integrimin ndërkombëtar etj.

Politika qeverisëse aktuale e kryeministrit   e këshilluar me individë nga Kosova të lidhur me shumë fije me Beogradin , duke arritur deri atje sa ta konsiderojnë  dhe të kërkojë që Serbinë ta ketë partner strategjik në rajon. Deri këtu arrin marria dhe antikosovarizmi sa që politika në Tiranë kërkon ta bëjë partner  strategjik Serbinë, dhe për cfarë arsye?! A mos vallë i duhët aleat strategjik Serbia  kundër Kosovës?! Pra, Tirana hipokrite kërkon integrim në BE, shprehet dhe deklarohet si proamerikane dhe nga ana tjetër kërkon të zhvillojë marrëdhënie strategjike me Serbinë, me aleaten strategjike të Rusisë dhe të Kinës. 

A nuk ishte edhe aleanca pozitë-opozitë e cila edhe protestoi dhe që mori edhe vendimin thellësisht antishqiptar dhe antiamerikan kundër demontimit të armëve kimike të Sirisë?!  Këto janë vetëm disa shëmbuj dhe ato që duken të politikës dhe të diplomacisë antikombëtare dhe të dëmshme të politikës së Tiranës. Dhe prandaj duhet VETTING PËR POLITIKËN PËR DEKRIMINALIZIMIN E SAJ DHE PËR PASTRIM TË SAJ NGA TRADHËTIA.  Vazhdon…

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.