Trajneri Luciano Spalletti: Kupa e Italisë është objektiv për Interin

në kategorine Sport

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti e ka cilësuar Kupën e Italisë si objektiv për ekipin e tij. Zikaltërit u eliminuan nga Liga e Kampionëve pasi nuk arritën të kalojnë grupin, me Barcelonën dhe Tottenhamin që kaluan më tutje. Në kampionatin italian kanë mbetur paksa mbrapa liderit Juventus dhe gara e vetme ka mbetur ajo e Kupës së Italisë. Edhe trajneri italian i zikaltërve, Spalletti mendon se Kupa e Italisë është një objektiv për skuadrën e tij. “Kupa e Italisë është sigurisht një objektiv”, u shpreh fillimisht Spalletti për Inter TV. “Kjo është ndoshta më e thjeshtë për t’u arritur, pasi ka më pak ndeshje në rrugën drejt finales”. “Klube të mëdha marrin pjesë dhe do të jetë e vështirë, por një skuadër si Interi duhet të synojë trofeun”, përfundoi trajneri italian. Interi luan sot në orën 18:00 në Giuseppe Meazza ndaj Beneventos për 1/8-tën e Kupës së Italisë. Në rast fitoreje, Interi do të përballet me Lazion në çerekfinale, pasi ekipi nga kryeqyteti fitoi me lehtësi ndaj Novaras. (o.k/BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.