Një përkujtim i shkurtër për Enver Malokun, guximtar me rastin e 20 vjetorit të vdekjes

në kategorine Opinione

Me pluralizmin politik, themelimin e LDK-se, Qendrës Informative të Kosovës dhe themelimin e PVD-se i filluam disa aktivitete politike, pas viteve te 90-ta.
Atë kohë PVD-a filloi të botoj revistën “Veprimi” organ i saj, ku u zgjodha drejtor i “Veprimit”.

Për lajme dhe informata kishim nevoje të shkonim dhe bashkëpunonim edhe me Qendrën Informative të Kosovës, ku hasem në mirëkuptim të mirëfilltë të ndjerit Enver Maloku, i cili na ndihmoi shume që të botohet edhe gazeta jonë.

Atëherë pata disa takime me të, nuk pritonte dhe me guxim fliste për disa dukuri brenda e jashtë LDK-së, në atë kohë edhe disa të burgosur patën hy brenda LDK -së, bile nëse me kujtohet një thënie e një të burgosuri ishte, për ta mposhtur kalanë nga brenda.

Ajo që më mbeti në kujtese ishte guximi i Enver Malokut që të thonte të vërteten për secilin ashtu si është, mirëpo mbaj në mend se veçonte për të mirë Presidentin Rugova, Profesorin Agani, Akademiket Rexhep Ismajli, Akademik Idriz Ajeti, edhe një sa me kujtohet quhet Skënder Blakaj.

Xhemaledin Salihu- kryetar i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës se Preshevës, më seli në Presheve

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.