Trip Advisor: Kosova vetëm për të përkushtuarit

në kategorine Kulturë

Trip Advisor e ka përshkruar Brezovicën, si një vend të vogël dhe që ka mungesë të pajisjeve të duhura. E vendosur në afërsi të Prizrenit, në Parkun Kombëtar të Maleve të Sharrit, ky vend ka shërbyer si një plan B për Olimpiadën dimërore të mbajtur në Sarajevë në vitin 1984.

Vizitorët tregojnë se edhe pse
rruga nëpër mal është mahnitëse, ajo shpesh herë është e mbushur me njerëz dhe
nuk ka vende të lira për parkim.

Mirëpo Brezovica e buluar me borë
mbetet akoma një eksperiencë e bukur për ata që duan të marrin këtë rrugë përkundër
ski-liftit të dyshimtë i cili shpesh herë edhe mundet të mos punojë, transmeton
ukalbanians.net

Brezovica e njohur që shumë kohë nga skiatorët profesional për shpatat e saj të pjerrëta, mbetet akoma e pazhvilluar për shkak të mosmarrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të dy palët pretendojnë pronësinë e këtij vendi dhe si rezultat të gjitha përpjekjet për ta privatizuar dhe zhvilluar, duke përfshirë edhe marrëveshjen 410 milionë euro në vitin 2016, kanë dështuar./ KultPlus.com

Burimi: https://www.kultplus.com/