“Reshjet e dëborës”, ARRSH-ja: Vijon pastrimi i rrugëve

në kategorine Shqipëri

Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka dhënë një panoramë të përgjithshme për gjendjen e rrugëve.  Ky institucion njofton se shumë rrugë janë hapur dhe në shumë të tjera vijon procesi i punës, ndërsa apelon tek drejtuesit e mjeteve të repektojnë sinjalistikën rrugore.

“Në Rajonin Jugor Gjirokastër: Që në orët e para të mëngjesit është punuar dhe vazhdon të punohet për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset kombëtare të këtij Rajoni ku përfshihen rrugët e qarkut të Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës qarkullimi kryhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior Shkodër: Kontraktorët kanë punuar dhe vazhdojnë të punojnë për pastrimin dhe shpërndarjen e kripës.

Në të gjitha akset e këtij Rajoni ka përmirësim të dukshëm të gjendjes së akseve. Segmentet rrugore ku rekomandohen zinxhirët: Qafë Mali – Fierzë

Ura e Cerenecit – Steblevë

Qafë Bualli – Kraste

Trebisht – Dogane

Segmentet rrugore ku rekomandohen pjesërisht me zinxhir

Kuben-Vasije

Peshkopi-Qafë Draje

Peshkopi-Ushtelencë

Domaj-Draj Rec

Bulqizë-Fushë Bulqizë

Në Rajonin Qendror Tiranë: Puna nga ana e kontraktorëve vazhdon për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.

Në akset e mëposhtme qarkullohet pjesërisht me zinxhir.

Rrugët e Dajtit (Qafë Priskë – Qafë Mollë, Qafë Priskë – Shëngjergj)

Rruga Lunik -Steblevë

Në akset e tjera të këtij Rajoni qarkullimi kryhet normalisht pa zinxhirë. Për shkak të temperaturave të ulëta, rekomandohen përdoruesit e rrugës të bëjnë kujdes, të lëvizin me shpejtësi të reduktuar dhe të përdorin gomat e dimrit. Gjithashtu gjatë lëvizjes duhet të respektojnë sinjalistikën rrugore”,  thuhet në njoftim.

(n.m/BalkanWeb)

Burimi: https://www.balkanweb.com/