Porsche 911 Turbo i ri me pamje agresive dhe më shumë fuqi (FOTO)

në kategorine Teknologji

Gemballa GTR 8XX Evo-R është Porsche 911 Turbo i modifikuar, i cili vjen me pamje agresive dhe më shumë fuqi. Gemballa është një kompani gjermane e cila merret me modifikimin e veturave të Porsches.

Motori i këtij 911 Turbo të modifikuar, 3.8-litër Bi-Turbo me 6 cilindra, tani është me kapacitet prej 602 kW/807 kuajfuqi, transmeton Koha.net. Me rritjen e fuqisë, tani ky model shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 2,38 sekonda, deri në 200 km/h për 7,5 sekonda dhe atë maksimale deri në 370 km/h.

Gjithashtu, Gemballa GTR 8XX Evo-R karakterizohet edhe me aerodinamikën nga fibra të karbonit e cila atij i jep një pamje agresive, set të ri të rrotave me ngjyrë të zezë, amortizatorët e modifikuar, sistemin e frenimit më të fortë, si dhe interier të modifikuar po ashtu i cili përfshinë timonin “Gemballa” me lëkurë Alcantara dhe disa detaje nga fibra të karbonit.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.