Për kufijtë në Ballkan, nuk vendosin Kosova dhe Serbia

në kategorine Opinione

Deklarata dhe prononcime që po e i ndegjojme se ka një plan për ndarjen e Kosovës, jane jasht cdo sensi te realpolitikes dhe ne kundershtim me procesin historik dhe politikë që gjindet bota shqiptare në tërësinë e saj.

Duke qenë se kemi hy në proces e mundesisë të ndrrimit të arkitekturës së Ballkanit, edhe pse për ne do të jenë bukur sfiduese, megjithate nuk ma ha mendja që ka plan për ndarjen e Kosovës sic thonë disa eksponent politik, analist dhe opinionist. Perkundrazi ka perpjekje dhe tendencë për rigonfigurimin e botës shqiptare në të gjitha hapësirat e saj, konretisht kthimin territoreve të aneksuara nga fqinjët tanë. Këto procese nuk mund ti ndaloj asnjë figur publike apo politike.

Për fatin jo të mirë, organizimi i shqiptarëve në Ballkan. kryesisht po identifikohet vetëm përmes gjuhës shqipe, jo edhe nëpërmes projekteve të përbashkëta kombëtare të cilat do të hartoheshin nga një elitë akademike-politike.

Britmat folklorike të këngeëve, valleve dhe deklaratave patriotike të eksituara nga qefet patologjike, disa nga drejtuesit tanë. nuk po kuptojnë dicka mjaft teë rëndësishme. Nëse vemendja, vullneti dhe interesi gjeopolitik i amerikanëve largohet nga Ballkani, shqiptarët do të gjendeshin në mes të një vorbulli luftrash të cilat fillimisht do të kishin pikësynim anulimin e pavarsisë sëe Kosovëes, për të cilën Beogradi dhe Moska janë të gatshme që me projekte dhe instrumente të duhura të vijnë edhe deri te copëzimi i Shqipeërisë.

Në vend që elita politike shqiptare, të shfrytëzoj situatën shumë të favorshme për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi, të krijuar në 20 vitet e fundit nga faktori perendimor, eksponent të kësaj politike udhëheqëse dhe përfaqëesuese e kanë shfrytezuar për pasurim vetijak dhe nuk kanë punuar asnjë ditë për të krijuar një PROJEKT KOMBETAR. Kjo politikë do duhej të orientohej në këto drejtime: hartimi i një historie të përbashkët kombëtare, me mite dhe heronj po kaq të përbashkët, si bie fjala Skënderbeu; kërkimi dhe evidentimi i anëve të përbashkëta midis krahinave të ndryshme të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave tjera si tek shqiptarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Lugunes së Preshevës, sidomos midis gegëve dhe toskëve; zbulimi i ngjashmërive midis dy dialekteve kryesore të shqipes; margjinalizimi i feve si faktorë në jetën dhe në kulturën e kombit, për të shmangur efektin përçarës që do të mund të kishte përparësia e njërës fe ndaj tjetrës në këtë apo në atë aspekt të kulturës; ndarja rigoroze e fesë nga shteti dhe kufizimi maksimal, në mos ndalimi fare, i përzierjes së fesë në edukimin e fëmijëve dhe të rinjve; qartësimi historik me argumente, për tu kundervëvënë retorikës manipuluese. hegjemoniste sebe, se  e Kosova dhe pjesë tjera të etnisë shqiptare, i shfaqin si pjesë apo djep i ekzistences së tyre.

Përderisa në trevat shqiptare mbizotron qiftelia, tallavaja. deklaratizmi patriotik dhe korrupsioni në nivele patologjike, Sërbia prodhon armë për vete dhe për eksport, duke investuar në projekte afatgjata gjeopolitike të cilët pretendojnëe dhe duan ta fshijnëe ekziztenceën e Shqiperisë dhe Kosovën nga harta dhe presin për këtë që SHBA-të të humbasin interesin për këtë rajon.

Por, a do të janë të zot shqiptarët të perballojnë këtë konpsiracion Ballkanik, ku Rusia është gjithmonë prezente duke markuar shumë afeër Ballkanit, dhe kur Brukseli nuk ka një qëndrim unik, sic e ka Rusia. mbetet të shihet.

Dëshira jonë e madhe është qeë të kemi gjitmonë vëmendjen e Washingtonit. Por pas pavarsisë së Kosovëes, Washingtoni pati një tërhjekje nga Ballkan për të lënë që Evropa të merrej me problemet që po krijonte Serbia pas shpalljes së  pavarsisë së Kosovës. Humbja e kredibilitetit të Evropës si pasojë e paaftesisë së saj të zgjidhe problemet dhe te avancoj këtë pjesë të Ballkanit drejtë integrimit, është evidente

Megjithate poltika, strategjia dhe gjeopolitika e SHBA-së prap fuqishëm është prezente në këtë pjesë të Evropës e cila ne shqiptarve na krijon një siguri të këtyre proceseve ku oksidentalizmi i botës shqiptare është  i dukshem.

Burimi: http://www.botasot.info/