Paralajmërim për një investim të madh gjerman deri në fund të muajit

në kategorine Maqedoni

Shkup, 12 janar 2019 (MEDIAL) – Paralajmërime për investime të reja, para së gjithash të huaja, në kuartalin e parë të këtij viti pret kryeministri Zoran Zaev, ndërsa i pari, siç deklaroi sot, do të jetë gjerman dhe me siguri do të publikohet deri në fund të këtij muaji.

Sipas Zaev është duke u lobuar për hyrje të një investimi të madh për të cilin kërkohet lokacion në rajon.

Në konferencën për shtyp në Qeveri pas votimit të djeshëm të ndryshimeve kushtetuese për Marrëveshjen e Prespës me të cilën duhet të zhbllokohen integrimet e shtetit në NATO dhe në BE, Zaev tha se Maqedonia ka të ardhme të qartë dhe rrugë të hapur e të sigurt, si parakusht kryesor për çdo investitor të huaj apo vendor të sjellë vendim për investim.

“Janë paralajmëruar disa fabrika – një pjesë i kumtuam. Unë besoj në janar, shkurt dhe mars se do të kemi publikim të investimeve, para së gjithash të huaja. Investimi i parë i huaj gjerman me siguri do të publikohet deri në fund të janarit derisa ata të sjellin vendim ta bëjnë atë. Në një bisedë sot në mëngjes me këshilltarin në Kabinetin e kancelares Merkel dhe menjëherë lobuam për një investim të madh që kërkon lokacion në rajon – Maqedoni, Serbi, Bullgari. Shpresoj se do t’i dalim ta tërheqim këtu. Kancelarja Merkel dëshiron të punojë në planin ekonomik dhe atë ta ndjejnë qytetarët”, tha Zaev. shk/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.