Meta i përgjigjet Ramës me Blushin: Kompetenca e presidentit është …

në kategorine Shqipëri

Presidenti Ilir Meta ka vendosur ti përgjigjet kërcënimeve të Edi Ramës se ‘Gjykata e re Kushtetuese do të përcaktojë rolin e presidentit’.

Por këtë herë, presidenti Meta nuk i është përgjigjur vetë drejtpërdrejt, por me anë të zëdhënësit të institucionit Tedi Bushi.

‘Nuk ka komision garancish statutore që ndalon Presidentin e Republikës të ushtrojë kompetencat e tij të qarta kushtetuese për emërim e shkarkim ministrash.

Duhet të jetë e qartë për pengmarrësin e Reformës në Drejtësi: Aksioni për rivendosjen e plotë të rendit kushtetues e ligjshmërisë nuk ndalet!’, shkruan Tedi Blushi në Facebook.

Burimi: https://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.