Mediat greke: Nesër takim Cipras – Kamenos

në kategorine Maqedoni

Athinë, 12 janar 2019 (MEDIAL) – Partnerët e koalicionit në Qeverinë greke, Aleksis Cipras dhe Panos Kamenos nesër në orën 10.30 sipas kohës lokale do të mbajnë takim, publikuan mediat greke, duke iu referuar burimeve qeveritare.

Sipas informacioneve të njëjta, Cipras sot ka biseduar me Kamenosin dhe e ka ftuar nesër në mëngjes të takohen.

Paraprakisht, mediat në Greqi, shkruan se sipas informacioneve të partisë Grekët e Pavarur, takimi është caktuar për të hënën në mesditë.

Megjithatë për takimin e nesërm të dy partnerëve të koalicionit, në të cilin do të bisedojnë për të ardhmen e bashkëpunimit të tyre në Qeveri tani për tani nuk ekziston konfirmim zyrtar apo paralajmërim as prej kabinetit të Ciprasit e as prej Grekëve të Pavarur, njofton korrespondentja e MEDIAL-s nga Athina.

Siç publikoi dje MEDIAL, edhe pse jozyrtarisht ishte paralajmëruar se Kamenos dhe Cipras do të takoheshin dje, megjithatë takimi nuk u mbajt ndërsa arsyeja sipas liderit të Grekëve të Pavarur ishte vonesa e votimit të ndryshimeve kushtetuese tek ne. shk/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.