“Mbi 300 mijë euro humbje nga greva e minatorëve”

në kategorine Biznes/Ekonomi

Greva e minatorëve të “Trepçës”, e nisur më 3
janar 2019, ka vazhduar edhe më tej, ndërkohë dy kërkesat e minatorëve grevistë
mbesin kryesore për t’u plotësuar, në mënyrë që greva të ndërpritet. Minatorët
edhe më tutje kërkojnë që t’u rritet paga për 20 për qind, si dhe të shkarkohet
Bordi Mbikëqyrës, i cili udhëhiqet nga Ardian Syla

Ky i fundit nuk e ka parë të arsyeshme të dalë
para grevistëve dhe të tregojë për situatën, por këtë e ka bërë ushtruesi i
detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri. Ai nuk e ka
përkrahur grevën e minatorëve të “Trepçës” dhe ka kërkuar nga ata që ta ndërpresin,
duke ua bërë të qartë atyre se pagat nuk mund të rriten për shkak të gjendjes
së rëndë financiare në “Trepçë”. Tahiri ka thënë gjithashtu se në “Trepçë” ka
hyrë politika, e cila ka penguar përpjekjet për rimëkëmbjen e saj.

Se në “Trepçë” ka hyrë politika dhe e ka
rrënuar atë, ka thënë edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Zhvillim
Ekonomik, Sala Berisha-Shala. Edhe Tahiri e edhe Berisha-Shala vlerësojnë se
minatorët janë të manipuluar nga politika e nga opozita dhe në këtë mënyrë janë
krijuar probleme të funksionimit të ndërmarrjes.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com