Makina përplas këmbësoret, dy gra humbasin jetën në Durrës

në kategorine Shqipëri

Dy gra kanë humbur jetën në një aksident të rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-Kënetës në Durrës.

Sipas informacioneve paraprake, dy viktimat ishin këmbësore dhe u përplasën nga një makinë tip BMW me targa AA 835 BD. Policia thotë se viktimat janë 56-vjeçarja me iniciale B.C. dhe 38-vjeçarja me iniciale S.C.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe kanë nisur hetimet për të zbardhur këtë aksident të rëndë. Ndërkohë, në komisariat është shoqëruar drejtuesi 22-vjeçar i mjetit që përplasi dy gratë.

Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit:

Pak minuta më parë në lagjen nr. 17/1 në Durrës, një shtetas 22-vjeçar me mjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen dy shtetas këmbësorë. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici dhe po punohet per sqarimin e rrethanave te ngjarjes.

Burimi: https://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.