Lajmet për një rikthimi te Bacelona, babai i Neymar: ‘Fake News’

në kategorine Sport

Disa media në Spanjë kanë kanë raportuar të premten se Neymar është afër një rikthimi te skuadra katalanase. Sipas “Mundo Deportivos”, ylli brazilian ka bërë pesë kërkesa që të kthehet t Barcelona dhe e dëshiron me çdo kusht rikthimin te kjo skuadër.

Por sipas babait të Neymar këto raportime janë “Fake News” .

“Janë lajme të rreme, janë “Fake News”. Nuk ka patur asnjë kontakt më të voglin, as që do të ketë. Dëshira është të qëndrojë në PSG” , ka thënë babai i futbollistit.

BalkanWeb

Burimi: https://www.balkanweb.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.