Divjakë, transformim me standarde rrugës në Remas

në kategorine Shqipëri

Bashkia Divjake, po punon për transformimin e rrugës Gur të Njësisë Administrative Remas, e cila pritet të asfaltohet.

Kjo rrugë është plotësuar me të gjithë elementët e nevojshëm duke filluar nga trotuaret, pemët, pusetat e kullimit, ndriçimi. Çdo punim dhe investim i kësaj bashkie është i ngjashëm me ato të vendeve më të zhvilluara si nga standardet dhe cilësia.

Bashkia Divjake i bën thirrje opinionit për ndërgjegjësimin e disa qytetarëve për mirëmbajtjen e këtyre investimeve, pasi nuk e kanë kuptuar se çdo investim që bëhet si dhe çdo riparim që do të bëhet do të rëndojë xhepat e tyre, pra të mbrojmë pronën e përbashkët dhe mos lejojmë asnjë njeri ta dëmtojë atë.

Burimi: https://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.