‘Cakaj një figurë e vogël’ Pse Meta nuk firmosi shkarkimin e Bushatit

në kategorine Shqipëri

I ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën, Islami e cilësoi Cakajn një figurë të vogël dhe një maskë, ndërkohë që pretendon se kryeministri Edi Rama po fsheh diçka më të madhe.

Sipas ish-ministrit, përplasja Rama-Meta është një krizë institucionale mes presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit, duke qenë se nuk kemi edhe Gjykatë Kushtetuese.
Islamaj pretendon se Meta nuk dekretoi shkarkimin e Ditmir Bushatit pozicioni i ministrit të Jashtëm, në mënyrë që Rama të mos dekretonte Cakajn zëvendës ministër me kompetencat e një ministri, ashtu siç bëri disa kohë më parë me emërimin e Sandër Lleshajt si ministër të Brendshëm.

‘Pas një viti thotë se këta të rilindjes nuk bëjnë. Tani po vret rilindjen duke kaluar në një anonimitet që nuk e kanë aftësinë për të qenë ministër. Unë them që janë vetëm një maskë e Ramës. Duhet të prononcohet qartë çfarë e pason këtë marrëveshje. Ka qenë disa herë në Gjermani dhe grindej se kush ishte dashnori më i mirë i Merkelit. Unë them që Cakaj është një maskë që Rama po fsheh diçka më të madhe.

Përflitet se marrëdhëniet mes Ramës dhe Bushatit janë të tensionuara për shkak të kësaj marrëveshjeje. Bëhet fjalë që numri 1 i vendit dhe numri 2 i vendit të merren vesh me çfarë do lloj vendimi. Edhe në këto raste ka një bashkëbisedim mes palëve. Pra çdo njeri që ka firmën, ka diskrecionin të vendosi vlerësimin e tij, të vendosë apo të mos vendosë firmën. Unë e vlerësoj këtë vlerësim në këtë kontekst. Kjo është një krizë institucionale mes presidentit, kryeministrit dhe Kuvendit, duke qenë se nuk kemi edhe Gjykatë Kushtetuese. Kemi të bëjmë krizë institucionale kushtetuese, politike, por ajo morale është e diskutueshme. Presidenti ka përgjegjësi për politikën e Jashtme. Rama po i mbarohet vaji i kangurit, dhe është drejt dështimit të plotë. Rama është një shishe vere që nuk e ka verën e mirë dhe as shishen dhe përpiqet të luaj me etiketën.
Meta nuk shkarkoi Bushatin, që Rama të mos përsëriste të njëjtën lojë si me Lleshajn. Rama shkarkoi Fatmir Xhafajn dhe pasi Meta nuk i dekretoi Sandër Lleshajn Rama e emëroi zëvendës minitër me kompetencat e ministrit dhe për të mos e luajtur këtë lojë prap Meta nuk dekretoi shkarkimin e Bushatit’, tha Islamaj.

Burimi: https://www.gazetaexpress.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.