Brit Awards: Dua Lipa këngëtarja më e nominuar, Rita Ora në garë për një çmim

në kategorine Kulturë

Janë bërë të ditur nominimet për
Brit Awards 2019. Dua Lipa dhe Rita Ora janë pjesë e këtyre nominimeve. Dua
Lipa është këngëtarja më e nominuar për “Brit Awards”, së bashku me Anne Marien
me nga katër nominime.

Këngëtarja me prejardhje nga
Prishtina, me këngët “IDGAF” si dhe “One Kiss” në bashkëpunim me Calvin Harris,
është nominuar në kategorinë “British Single”.

Me këto dy këngë Lipa është
nominuar edhe në kategorinë videoklipi më i mirë. Për këtë çmim është nominuar
edhe Rita Ora me këngën “Let Me Love You”.

Ceremonia e “Brit Awards” do të mbahet të mërkurën, më 20 shkurt në “O2 Arena” të Londrës./ KultPlus.com

Burimi: https://www.kultplus.com/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.