ANALISTËT: E përfunduam obligimin tonë, radhën e ka Greqia

në kategorine Maqedoni
Sipas tyre tani topi hudhet  tek pala greke ku pritet që edhe ata të ratfikojnë këtë marrëveshje. Sipas Analistit Ismet Ramadani edhe pse ka kundërshtime  të mëdha nga opozita greke faktori ndërkombëtar do luajë rolin e vet, dhe edhe parlamenti grek pritet të ratifikojë këtë marrëveshje.

“Ne kishim rastin të shohim se si Merkel zbarkoi në Athinë për ti bindur të thmi të gjithë ata që duhet të vendosin në Parlamnet se kjo marrëveshje duhet të kalojë sepse nuk është në interes vetëm të dy shteteve fqinje por edhe në inzteres të rajonit dhe Evropës dhe meqë ka cështje që janë strategjike jam i bindur se edhe atje do kalojë marrëveshja”, u shpreh analisti politik Ismet Ramadani.
Edhe përkundër  kundërshtive të opozitës greke Analisti Nano Ruzhin vlerëson se  kjo cështje do zgjidhet deri në fund të muajit.
“Edhe pse zyrtarisht opozita greke kundërshton këtë marrëveshje,në mënyrë intime praktikisht lutet që kjo marrëveshje të miratohet sepse kur do ketë zgjedhje dhe ajo është favorite do i lehtësohet kjo cështje.Unë jam optimist se kjo cështje do zgjidhet deri në fund të muajit”, theksoi analisti politik Nano Ruzhin.
Anlaistët konsiderojnë se edhe opozita shqiptare dha kontributin e saj në përmirësimin e tekstit të amendamenteve në ndryshiumet e kushtetutës.Sipas Analistit Ismet Ramadani kjo nuk është ndonjë e arritur shumë e madhe e opozitës shqiptare , por megjithatë ka ndryshime që qartësojnë pozicioninin e shqiptarëve.
“Ajo që arriti Aleanca e Shqiptarëve disa ndryshime në preambulën e kushtetutës në lidhje me pozicionin e shqiptarëve në preambulë por edhe Besa bëri disa përpjekje sa i pëket shtetësisë në përkhtim në gjuhën shqipe dhe dokumentete personale të definohet se shqiptarët kanë shtetësi të Repuiblikës së Maqedonisë Veriore pa atë makedonski ,që në gjuhën shqipe fare nuk përgjigjet,dhe nga ana tjetër maqedonasit ta mbajnë të theksuar këtë  makedonski për shkak se identiteti i ytre eshtë vendosur nga Greqia dhe ndonjëherë nga Bullgaria, me këto kompromise të gjith da dalin të kënaqur dhe kjo jep shpresë se më tutje do krijohen rrtehana ku pozicioni i shqiptarëve do përmirësohet edhe më shumë”, tha Ramadani.
Përvec përfitimeve për të gjithë qytetarët janë vërtetuar edhe disa cështje që kanë të bëjnë me identitetin e shqiptarëve konsideron Ruzhin.
“U vërtetua rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit, në letërnjohtimet do vërtetohen kërkesat e opozitës shqiptare dhe unë mendoj se të gjthë ne jemi fitues sepse kjo është një plus i madh për mardhëniet ndëretnike të cilat do zhvillohen në një kontekst edhe më pozitiv me anatrësimin e vendit në Nato dhe BE”, theksoi Ruzhin.
Analistët Ramadani dhe Ruzhin vlerësojë se nga fundi i vitit 2091 apo eventualisht fillimi i vitit 2020 Maqedonia do jetë antare e plotfuqishme e Natos.
Sipas tyre ,beneficionet nga antarësini në Alencën Veriatlantike janë të shumta e ato janë faktorizim më i madh ndërkombëtar,ligje që sigurojnë kontroll më ët madh të shoqërisë ndaj ushtrisë,luftim të politikave nacionaliste dhe shumë benefite tjera për vendin.
/RTVM2/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.