VW mendon me model elektrik të rivalizojë Land Rover Defenderin (FOTO)

në kategorine Teknologji

Volkswageni po konsideron shtimin e një modeli të ri që do të rivalizojë Land Rover Defenderin, në linjën e re nën logon “I.D.”.

Shefi i strategjive në VW, Michael Jost ka thënë se brendi po hyn në tregun e veturave për terrene të vështira, për të rivalizuar Jeep Wranglerin dhe Defenderin. Por kompania gjermane do të dallohet duke ofruar model tërësisht elektrik.

Modeli do të shfrytëzojë platformën e Grupit Volkswagen për automobilat eelektrikë dhe do të vijë me dy versione madhësish, njëjtë si Defenderi.

Sikur të gjitha modelet tjera “I.D.”, VW do të ofrojë hapësirë të madhe brenda.

Akoma s’ka datë të propozuar për prodhim. Projekti mund të dalë në dritë kah fundi i vitit 2019, ndërsa mund të dalë në treg më së hershmi më 2021.