(VIDEO) GAJUR KADRIU: “Rrugët e Maqedonisë”, 24/7 në shërbim të qytetarëve

në kategorine Maqedoni/Video

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka vazhduar me aksionin e saj të pandalshëm rreth pastrimit të rrugëve nga bora.

Ekipi me në krye drejtorin Gajur Kadriu sot ka qenë në Gostivar dhe Strazhë duke hequr ndalesat për automjete dhe kamionë, njofton MEDIAL.mk. Kjo vërehet nga pamjet që ka siguruar  MEDIAL.MK nga terreni.

Kadriu dje ishte prezent në magjistralen Shkup-Tetovë ku ekipet e tij po “luftonin” me të reshurat e dendura të borës që kapluan vendin.

Vetë drejtori Kadriu për MEDIAL.mk, madje tha se ai dhe ekipet e ndërmarrjes që ai udhëheq do të jenë në terren 24/7 me qëllim qytetarët, përkatësisht shoferët të mund të lëvizin lirshëm në të gjitha drejtimet.

/MEDIAL/

GAJUR KADRIU: "RRUGËT E MAQEDONISË" 24/7 NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

GAJUR KADRIU: "RRUGËT E MAQEDONISË" 24/7 NË SHËRBIM TË QYTETARËVE

Publiée par Medial.mk sur Vendredi 11 janvier 2019

 

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.