21.07.2004., Ljubljana, Slovenia - Ministar vanjskih poslova Ivo Vajgl, arhivska fotografija. Photo: Stringer/Pixsell

Vajgëll: Në qershor të këtij viti duhet BE-ja të hapë negociata me Maqedoninë e Veriut

në kategorine Maqedoni

Eurodeputeti i Liberalëve, Ivo Vajgëll, i ka uruar deputetët për votimin e sotëm. Ai porositi se me votimin e ndryshimeve të nevojshme për Marrëveshjen e Prespës në Maqedoni, ndërsa pastaj, shpreson edhe në Greqi, Bashkimi Evropian “duhet t’i hapë negociatat me Maqedoninë e Veriut në qershor të këtij viti, siç i ishte premtuar vendit”.

“Për vendin i cili sot e mban emrin Maqedonia e Veriut, ndërsa mbetet atdhe krenar i maqedonasve, shqiptarëve, romëve dhe të komuniteteve të tjera, Kuvendi mori vendim historik. Hapen dyert për hyrjen e vendit në BE dhe në NATO, si dhe perspektivë për marrëdhënie të frytshme me vendet fqinje në rajon. Me marrëveshjen e Prespës, qeveritë në Athinë dhe Shkup kanë treguar se me kontestet reciproke të cilat i ngarkojnë  marrëdhëniet mund vetëm të zgjidhen me negociata dhe marrëveshje qëllimmira dhe të durueshme”, tha Vajgëll për MIA-n.

Ai shtoi se “pas votimit të ngushtë në Kuvend, para vendit dhe liderëve politikë tani qëndron një detyrë jashtëzakonisht e rëndësishme.

“Bashkëpunimi konstruktiv dhe pajtimi në dobi të të gjithë shtetit dhe të gjithë shtetasve të të saj është kyçe për shtetin”, deklaroi eurodeputeti për MIA-n.