Publicisti serb tregon propozimin e Putinit për zgjidhje në Kosovë

në kategorine Kosovë

Vladimir Putin do t’i propozojë Serbisë një skenar çeçen për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, sipas publicistit serb, Dejan Luçiq.

Kjo deklaratë është bërë nga publicisti serb, gjeopolitologu Dejan Luçiq.

“Serbët duhet ta kuptojnë se janë fuqi.

Ne jemi një popull serioz dhe ushtarak.

Ushtria jonë edhe kur është në gjendje të keqe, është më e mirë se komplet ushtria shqiptare”, deklaroi ai për “Alo”.

“Trump ngadalë do t’i tërheqë 800 ushtarët nga Bondsteel.

Do të merret vesh me Putinin”, shtoi ai.

Luçiq beson se “Putin do të propozojë që në Kosovë të krijohet metoda çeçene, kombinim i fuqive dhe investimeve”.

Ai, po ashtu, thekson se Serbia duhet të mbështetet te bashkëpunimi me Rusinë në mënyrë që Putin t’u dërgojë “miliarda dhe armë të reja”./Lajmi.net/

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.