Promovohet romani “Kalorësit e Dardanisë”, i autorit Gani Mehmetaj

në kategorine Kulturë

“Kalorësit e Dardanisë” është romani më i
ri i Gani Mehmetaj, i cili u promovua në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës
“Pjetër Bogdani”, raporton Ekonomia Online.

Ky promovim filloi duke u lexuar një fragment nga
redaktori i këtij romani, Shaban Arifaj.

Ai tha se ky roman kalon parametrat artistik.

 “Ky
roman jo vetëm me ngjarjen, përmbajtjen e stilin  kalon parametrat e stilit artistik. Ai duke studiuar
rrethanat e ngjarjes e fut lexuesin në roman. Në këtë mënyrë unë besoj edhe në
shkrimet tjera të autorit” , tha ai.

 Fehmi
Cakolli, studiues i letërsisë tha se këto projekte janë vetëdije nacionale për
lexuesin.

“Në tri vitet e fundit ky krijues ka
sjellë  4 romane. Duke parë veprën e Mehmetaj
vërej se në të gjitha tekstet e tij është një projeksion vetëdije nacionale”,
tha ai.

Cakolli tha se ky libër është prozë
postmoderne me epilogun që ka antiken, mesjetën dhe ka gjuhë dominante.

“Autori shpalos kroniket e të gjitha kohëve
dardane, autori ka zgjedhur mënyrën që civilizimi dardanë të i japë. Teksti i Mehmetaj
është prozë postmoderne me epilogun që ka antiken, mesjetën dhe ka gjuhë
dominante me shume përshkrime, dialog, monolog, romanca, vizione, beteja etj.
Romani “Kalorësit e Dardanisë”, mbetet romani më i mirë i autorit me mesazhe për
njeriun”, tha Cakolli.

Studiuesi i letërsisë, Prend Buzhala, gjatë
komentimit të kësaj vepre tha se vepra e Mehmetaj është ndër veprat e pakta që shpjegojnë
tematikën e Ilirisë.

“Desha të theksojë një element që është trashëguar
nga epoka iliro-romake se është e bollshme të bashkëjetojnë disa religjione. Ky
roman, është ndër veprat e rralla që shtjellon tematikën e Ilirisë, autori arrin
që fijet e linjave të tërheqin 
personazhet”, tha ai.

Ndërsa autori i romani,  Gani Mehmetaj tha se përmes këtij libri ka dashur
që të tregojë që kishim rrënjë dhe kishim të kaluar.

 ”
Lidhur me numrin e 300 kalorësve që  përmenden
në roman, simbolizon 3100 ushtarët që morën Krujën. Pra, jam munduar ta mistifikojë
apo demistifikojë këtë gjë”, tha autori i romanit, raporton EO.

Libri u botua nga shtëpia botuese “Titanikë”.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com/