Presidenti filipinas, thirrje Kishës Katolike: Lërini priftërinjtë të kenë dashnorë!

në kategorine Kosovë

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte i ka bërë thirrje Kishës Katolikë që t’i lejojë priftërinjë që të kenë dashnorë.

Në një tjetër deklaratë, nga ato të tijat shokuese, presidenti deklaroi gjatë një ceremonie në kryeqytetin e vendit, Manila se shumica e priftërinjve janë homoseksualë.

Ndër të tjera, ai u shpreh:

“Vetëm unë mund të them që peshkopët janë bij k*rvash. Kjo është e vërteta. Shumica e tyre janë homoseksualë. Ata nuk duhet te fshihen më… lërini të kenë të dashur.”

Duterte, i cili është një praktikues i fesë katolike, ka folur hapur për abuzimin që i është bërë në fëmijëri kur ra në duart e një prifti.

Ndërkohë, deklarata vjen vetëm një muaj pasi “Ndëshkuesi” i Filipineve tha në një fjalim në Pallatin Presidencial të vendit se priftërinjtë katolikë janë budallenj të padobishëm që duhet të vriten. JOQ

Burimi: https://infokosova.org/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.