Osmani sot paralajmëron fillimin e ndërtimit të autostradës Shkup – Bllacë

në kategorine Maqedoni

Fillimi i ndërtimit të aksit Stenkovec – Bllacë nga autostrada Shkup – Bllacë do të paralajmërohet sot në konferencë shtypi në Sekretariatin për Çështje Evropiane.

Janë paralajmëruar fjalime të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, ministrit të Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski, një përfaqësuesi të kompanisë dhe tim liderit të projektit, Martin Osborn dhe të drejtorit të Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Zoran Kitanov.

Siç u paralajmërua paraprakisht, në fund të muajit duhet të publikohet tender për zbatuesin e punimeve në pjesën e parë nga autostrada Shkup – Bllacë, me gjatësi të përgjithshme prej 13 kilometra dhe vlerë të paraparë prej 110 milionë euro. Pjesa e parë është nga vendkalimi kufitar Bllacë në gjatësi prej 1,9 kilometra, ndërsa do të ndërtohet me para shtetërore. Për 10 kilometrat e tjerë duhet të sigurohet kredi prej Bankës Evropiane për Ripërtëritje dhe Zhvillim.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.