Një problem i ri u del në ‘skenë’/ Klubi i madh rrezikon përjashtimin nga Champions!

në kategorine Sport

Një problem i ri ka dalë në skenë për Manchester Cityn.

 

Siç dihet prej kohësh, klubi i njohur anglez ka probleme sa i përket Fair-playt financiar.

 

Tani situata duket më serioze se kurrë.

 

Kjo për faktin që drejtuesit e klubit nuk kanë mundur të rregullojnë bilancet e tyre mund të sjellë përjashtimin nga kompeticionet europiane.

 

Gazeta belge “Sport and Strategy” ka raportuar se ekipi i “qytetarëve” rrezikon përjashtimin nga Champions League.

 

Një gjë e tillë është bërë publike dhe nga Ives Leterme, drejtori i komitetit të kontrollit financiar të UEFA-s.

 

Ai shprehet:

 

Nëse akuzat do të konfirmohen, problemi do të ishte serioz. Po, mund të ketë dhe sanksionime të rënda, si përjashtimi nga kompeticionet europiane”.

Burimi: https://sot.com.al/