Neymar te Barcelona? Babai i tij zbulon të vërtetën

në kategorine Sport

Babai i Neymar i ka cilësuar si “lajme të rreme” raportimet e medieve si i biri i tij po kërkon të rikthehet te Barcelona.

Mediet sportive vazhdojnë të raportojnë rreth një rikthimi në ‘Camp Nou’ të lojtarit më të shtrenjtë në botë.

Neymar është larguar nga katalanët në verën e vitit 2017, për një shumë rekorde prej 222 milionë euro.

Por, spekulimet për një ‘magji’ të dytë të Barcelona po qarkullojnë prej kohësh.

Është së fundi ‘MundoDeportivo’ që ka raportuar për një gjë të tillë, përcjell ‘lajmi.net’.

Por këto lajme i ka cilësuar të “rreme” babai i futbollistit.

Ai këtë e ka bërë përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Instagram./Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.