Në Sarajevë sot shfaqet premiera nga Alban Ukaj

në kategorine Kulturë

Pas një viti me plot suksese dhe projekte, Alban Ukaj po kthehet me regjinë e shfaqjes ‘Nigdje nikog nemam’.

Sonte, premiera e shfaqjes vjen në SARTR në Sarajevë, dhe duket se Albani është i lumtur që ka punuar në këtë projekt.

Teksti flet për jetën e njeriut modern dhe për të ardhmen e tij. Një burrë i ekspozohet një regjimi totalitar, ndërsa ngjashmëria vërehet edhe me distopinë e Orwellit.

“E di fort mirë çka do të thotë regjim që shtypë, sepse jam rritur dhe kam qenë adoleshent në një regjim të tillë. Historia jonë shpesh përsëritet. Ky tekst është shkruar disa vitesh dhe gjithmonë ka qenë kontravers” tregon në një intervistë për Klix – Alban Ukaj.Albani do të jetë edhe aktor në këtë shfaqje, kurse edhe Snezana Bogiceviq dhe Jasenko Pasiq do t’i bashkohen.

Shfaqja fillon në ora 20:00 në Teatrin e Sarajevës.

Burimi: https://insajderi.com/