Minatorët e Trepçës ndërpresin grevën

në kategorine Biznes/Ekonomi

Minatorët e Trepçes kanë ndërprerë grevën e cila ka filluar javën e kaluar.

Kryetari Sindikatës së Trepçes, Shyqri Sadiku, tha për klankosova.tv se pas takimit që kanë mbajt me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, vendosën të ndërprenë grevën

“Në takimin që patëm me Ministrin e Zhvillimit Ekonomik na u premtua që do të realizohen kërkesat e tona”, tha Sadiku.

Më tej ai shtoi se nëse premtimet nuk përmbushen greva do të vazhdojë përsëri,njofton Klan Kosova.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.