Milan dhe Juve refuzojnë ofertën e Chelsea për Higuain

në kategorine Sport

Chelsea do ta ketë pothuajse të pamundur ta transferojë sulmuesin Gonzalo Higuain.

Lojtari aktualisht paraqitet me skuadrën e Milan, ku është në formë huazimi, kurse kartoni i tij zotërohet nga Juventus.

Edhe Milan edhe Juventus kanë refuzuar ofertën e propozuar nga Chelsea për ta huazuar lojtarin në Londër, shkruan “Tuttosport”, transmeton lajmi.net.

“Blutë” kanë shpresuar shumë për një nënshkrim të një marrëveshjeje të përkohshme deri në fund të sezonit, pasi kishin biseduar me vëllanë e lojtarit, në Londër.

Thuhet se Juventus janë të gatshëm të dëgjojnë vetëm ofertat që synojnë transferimin permanent të Higuain.

Duket se 31 vjeçari nuk do të ketë më vend në formacionin e skuadrës së Juventus. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.