Mësohet skuadra e re e Andrea Ranocchia

në kategorine Sport

Mbrojtësi i Interit, Andrea Ranocchia, i cili do të jetë i lirë nga korriku i këtij viti, po shkon drejt Bolognas.

Ish kapiteni i Interit, që mbush 31 vjet muajin e ardhshëm, nuk është paraqitur në asnjë minutë për ‘Zikaltërit’ këtë sezon.

Ai ka qenë i lidhur me disa skuadra, por raportet e medieve në Itali bëjnë të ditur se ai ka marrëveshje për t’iu bashkuar Bolognas në sezonin e ardhshëm.

Është shumë e mundur që Inter ta lirojë gjashtë muaj më herët lojtarin, për të mos i paguar pagën.

Ranocchia së fundi ka qenë i huazuar te Hull City në Premierligë dhe te Sampdoria në Serie A./Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.