Haradinaj priti në takim përfaqësuesin e “Air Energy”

në kategorine Biznes/Ekonomi

Kryeministri i Republikës
së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim Sahit Vokshin, bashkëpronarë i
“Air Energy”, firmë turko-kosovare, që ka bërë investime në prodhimin e
energjisë alternative në fshatin Kikë të Kamenicës.

Gjatë takimit, kryeministri
Haradinaj ka vlerësuar se investimet në fushën e energjisë me erë janë të
mirëpritura dhe do të kenë mbështetjen e Qeverisë së Kosovës, e veçanërisht
energjia e pastër, pasi do të ndikojnë direkt në zhvillimin ekonomik, në
përmirësimin dhe ruajtjen e ambientit.

Duke i përgëzuar për
investimet në këtë sektor të rëndësishëm për Kosovën, kryeministri Haradinaj
vlerësoi se Qeveria është duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e klimës së
të bërit biznes, përmes lehtësirave të ndryshme, duke theksuar faktin se viti
2019 do të jetë vit i ekonomisë.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i “Air Energy” , falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen duke kërkuar mbështetjen e Qeverisë së vendit për këtë kompani, pasi që planifikojnë të investojnë dhe të shtojnë kapacitetet e tyre energjetike në energji të ripërtëritshme dhe dyfishimin e kapaciteteve ekzistuese prej 9 turbina me 32 megavat, në 70 megavat.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.