Hamza: Koncept-dokumenti për lojërat e fatit, nuk synon punësim por rregullim të ligjit

në kategorine Biznes/Ekonomi

Ministri Financave, Bedri
Hamaza, ka dhënë informatë sa i përket  koncept-dokumentit
për lojërat e fatit.

Në mbledhjen e kabinetit
qeveritarë, Hamaza tha se ky projektligj është me direktiva të Bashkimi Evropian
dhe koncept dokumenti, sipas tij, ka për qëllim të rregullohet me ligj,
raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave Bedri
Hamza pohoi se projektligji duhet të rregullohet por nuk është qëllimi tek punësimi.

“Ky dokument derivon nga
obligimet që i ka marr shteti i Kosovës, marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe
si bazë e ka marrëveshjen e Atabilizim Asociimit, programin e Qeverisë, Strategjinë
Kombëtare për luftimin e ekonomisë joformale. Nuk është diçka e cila është nis
nga Qeveria e aktuale. Do të ketë dëgjim publik për projektligjin. Qëllimi i
projektligjit është që kjo fushë të rregullohet, por jo të krijoj punësim. Nëse
është në përputhje me standarde të be-së të formalizohet sektori”, tha Hamza.

Në anën tjetër, kryeministri
Ramush Haradinaj tha se për shkak të këtij projektligji ka qenë i sulmuar nga
mediet

Ai shprehet se dëshiron që
lojërat e fatit mos të lihen në vendbanime.

“Për mua i kisha heq krejt këto lojëra të fatit ose nuk i kisha lënë në vendbanime. Tash kam qenë shume i sulmuar nga mediat por dua të di çka është puna me to”, tha kryeministri.

Burimi: http://www.ekonomiaonline.com

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.