Bora bllokon Evropën

në kategorine Bota

Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar kaos në disa pjesë të Gjermanisë dhe Suedisë të premten, duke bllokuar rrugët, duke pamundësuar qarkullimin hekurudhor si dhe mbylljen e shkollave.

Kryqi i Kuq u ka dalë në ndihmë vozitësve përgjatë autostradës në shtetin jugor të Bavarisë. Një 9 vjeçar u godit nga rënia e një peme të enjten. Ndërsa, Suedia Veriore u godit nga një stuhi që i bëri rrugët të pakalueshme.

Në Austri reshjet e borës  gjatë ditës së sotme kanë pushuar, pasi në ditët paraprake, trashësia e reshjeve të borës shkoi deri në 3 metra, transmeton KosovaPress.

Shtatë persona kanë vdekur gjatë javës së kaluar dhe dy të tjerë  rezultojnë të zhdukur që nga e shtuna.

“Sasia e tillë e borës ndodh vetëm një herë në 30 deri në 100 vjet”, tha Alexander Radlherr nga Instituti Qendror i Austrisë për Meteorologji dhe Gjeodinamikë.

Image

Burimi: http://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.