Sali Berisha (Prime Minister of Albania)

Berisha: Vendim historik i parlamentit të Republikës së Maqedonisë Veriore

në kategorine Maqedoni/Shqipëri

Ish kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka uruar votimin për ndryshimet kushtetuese në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Sipas Berishës ky është vendimi i historik, dhe se me këto ndryshime, Republikës se Maqedonisë të Veriut i çelen dyert e anëtarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Të dashur miq, sot parlamenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut votoi për ndryshimet në kushtetutën e kësaj republike, në përputhje me marrëveshjen e Prespës. Me këto ndryshime, Republikës së Maqedonisë të Veriut i çelen dyert e antarësimit të vendit në NATO dhe BE.

Këto ndryshime erdhën si rezultat i dialogut midis qeverisë të kryeministrit Zaev dhe forcave politike shqiptare që votuan në përputhje me vokacionin euroatlantik të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut dhe interesin e mbarë shoqërisë së këtij vendi.

Me ketë rast përshëndes forcat politike shqiptare dhe të gjitha ato që bënë të mundur këtë arritje historike për vendin e tyre, por edhe rajonin dhe aleancën e NATO-s dhe i dhanë një goditje të merituar përpjekjeve të Rusisë dhe Beogradit për të mbajtur peng të ardhmen e Republikës së Maqedonisë të Veriut.