Apple do të qëndrojë me tre iPhone në 2019, njëri me ekran LCD

në kategorine Teknologji

Apple ka planifikuar të lançojë tre modele të reja iPhone përsëri këtë vit përfshirë një pasardhës për modelin iPhone XR. Shitjet e këtij të fundit nuk përmbushën pritshmëritë e Apple sipas Wall Street Journal.

Në planet e kompanisë janë edhe funksione të reja të kamerës, si një kamër me tre sensorë për modelin e rangut të lartë. Dy modelet e tjera do të kenë kamër me dy sensorë.

Apple do të qëndrojë me ekranin LCD për pasardhësin e iPhone XR për shkak të shitjeve të dobëta.

Për 2020-ën kompania ka menduar të heqë modelin LCD në favor të ekraneve OLED.

Ekranet OLED janë përdorur për modelet XS dhe kanë kontrast më të lartë krahasuar me ekranin LCD të iPhone XR, iPhone 7 dhe 8.

Inovacionet e Apple me iPhone dhe strategjia e çmimeve janë mjetet kryesore me të cilat Apple josh konsumatorët.

Në Kinë gjigandi Amerikan ka hasur vështirësi sidomos nga konkurrenca e prodhuesve lokalë. 20% e të ardhurave të Apple vinë nga Kina. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.