Allegri u jep një lajm të jashtëzakonshëm tifozëve të Juves, para finales me Milan

në kategorine Sport

Allegri u jep një lajm të jashtëzakonshëm tifozëve të Juves, para finales me Milan

Juventus do të përballet me Milanon në finalen e Superkupës së Italisë.

Joao Cancelo do të bëjë rikthimin e tij javën e ardhshme në ndeshjen kundër Milan, në kuadër të Superkupës, ka konfirmuar Max Allegri.

Cancelo nuk ka qenë në dispozicion për skuadrën që nga fitorja e Juves 1:0 kundër Inter, më 7 dhjetor.

Ai iu nënshtrua një operacioni në gjurin e djathtë një javë pas asaj ndeshjeje dhe fatmirësisht e ka përfunduar me sukses.

“Në të djathtë do të luaj De Sciglio. Cancelo? Ai do të rikthehet në Superkupë” ka thënë Allegri para ndeshjes së Juventus kundër Bolognas, në kuadër të Kupës së Italisë.

Ndeshja kundër Bologna do të jetë e vlefshme për fazën e 1/16 të Kupës së Italisë dhe luhet vetëm një ndeshje. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.