Abidal mohon interesimin e Barcelonës për Moratan

në kategorine Sport

Nuk ka vonuar shumë reagimi i Barcelonës për thashethemet se ata po interesohen për Alvaro Moratan.

“Mundo Deportivo” shkruan se drejtori sportiv i Barcës, Eric Abidal hodhi poshtë të gjithë këto zëra, duke lënë të kuptohet se nuk ka asgjë të vërtetë, transmeton lajmi.net.

Ishte Juanma Lopez ai që i ofroi lojtarin skuadrës katalunase, para se të fillonte negociatat me Sevillan dhe Atletico Madridin.

Morata ka hasur në vështirësi që të gjejë formën e tij më të mirë tek Chelsea.

Në Londër janë në kërkim të një lojtari për ta zëvendësuar spanjollin dhe emri që përmendet më së shumti është ai i Gonzalo Higuain.

Një gjë është e sigurt, Morata nuk do të kalojë në “Camp Nou”, sipas fjalëve të Abidal. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.