Redmi Note 7 është telefoni i parë i Xiaomi si markë më vete

në kategorine Galileo

Xiaomi pak ditë më parë tha se Redmi do të operonte si një markë më vete dhe tashmë kemi telefonin e parë me këtë markë. Njihuni me Redmi Note 7.

Tipari dallues i telefonit është padyshim konfigurimi i kamerave të pasme 48-megapiksel me një sekondare 5-megapiksel.

Kamera selfie është vetëm 13-megapiksel.

Redmi Note 7 fuqizohet nga Snapdragon 660 dhe bateri 4,000mAh. Ekrani është 6.3-inç full HD+, konektiviteti mundësohet nga USB-C dhe madje ka një portë kufjesh 3.5mm.

Telefoni fillon nga 147 dollarë për modelin 3GB RAM dhe 32GB memorie në 177 dollarë për modelin 4GB RAM dhe 64GB memorie.

Gjithashtu ofrohet edhe një model me 6GB RAM dhe 64GB memorie për 206 dollarë. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.