Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa me mbetje të dëborës

në kategorine Maqedoni

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri nëpër rrugë të lagështa, me mbetje të dëborës në rrugë, derisa reshjet e dëborës me intensitet të ndryshueshëm vërehen pothuajse në të gjithë territorin e shtetit, theksohet në raportin e orës 18.00 të NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Paralajmërojnë se për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave, ndërsa në disa akse rrugore të cilat kalojnë nëpër grykat malore është e mundur  paraqitja e rrëshqitjeve më të vogla të tokës. Nga “Rrugët e Maqedonisë” bëjnë apel për drejtim të kujdesshëm të automjeteve dhe përshtatjen e shpejtësisë kundrejt kushteve në rrugë.

Ndalesë për lëvizje të automjeteve të rënda transportuese ka në akset rrugore Mavrovë – Dibër, Gostivar – Kërçovë përmes grykës malore Strazhë, Kërçovë – Ohër përmes grykës malore Presekë, aksi rrugor Prilep – Makedonski Brod përmes vendkalimit malor “Barbaros”, si dhe në akset rrugore Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë dhe Tetovë – Kodër të Diellit, ku ndalesa vlen edhe për autobusë, ndërsa në automjetet e tjera është e obliguar përdorimi i pajisjes dimërore (zinxhirë).

Nga ora 15.10 minuta në aksin rrugor Mavrovë – Dibër, në afërsi të manastirit të Bigorit për shkak të rrëshqitjes së tokës qarkullimi është në ndërprerje të plotë, ndërsa është ulur dukshmëria për shkak të paraqitjes së mjegullës deri në 100 metra në grykën malore Strazhë. Nga NP “Rrugët e Maqedonisë informojnë se ekipet kujdestare  janë vazhdimisht në terren dhe i mirëmbajnë të gjitha akset rrugore të kalueshme.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.