Pse bllokohen rrugët në Shqipëri, kreu i policisë jep arsyet

në kategorine Shqipëri

Moti i keq prej disa ditësh ka mbërthyer të gjithë vendin.

Disa zona malore janë të izoluara nga trashësia e borës. 

I ftuar në “Mbrëmja ABC”,  kreu i Policisë Rrugore Mithat Tola, duke folur për vështirësitë e krijuara në disa akse rrugore, tha se kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë mungesë mjetesh dhe janë kapur të papergatitura.

“Këto vështirësi mund të vijë edhe nga mungesa e mjeteve nga ana e kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve. Nga pikëpamja zyrtare kemi kërkuar që të gjtha kompanitë të kishin në dispocion sasi kripe. Besoj se jemi në kushtetet ku qarkullimi ka vijuar normalisht. Nuk kemi pasur aksidente rrugore me pasojë, kemi pasur vetëm plagosje. Policia rrugore është në alert dersa akset të lirohen totalisht. Nëse do të kemi përkeqësim të situatës do t’i shtojmë forcat dhe kontrollet”.

Ndërsa ai u shpreh se shpejtësia trej normave të lejuara dhe mungesa e sinjalistikës në disa akse rrugore mund të jenë burim aksidentesh.

“Gabimet që bëjnë shpesh herë është  se shoferët ecin me shpejtësi. Ndërsa nga ana tjetër dhe mungesa e sistemit të sinjazilimit, mund të jetë burim aksidentesh. Kujtojmë këtu disa akse në dalje të Kukësit. Në ditë dimri kur ka prezencë akuli dhe dëbore duhet që automjetet të ruajnë distancën. Gjithashtu përdorimi i zinxhirëve në disa segmentë rrugorë është i rëndësishëm”.

Më tej kreu i Policisë Rrugore foli për zonat ku qarkullimi është bllokuar ose bëhet i mundur vetëm me zinxhirë.

“Në zonën e Dibrës në disa komuna qarkullimi bëhet vetëm me zinxhirë. Gjithashtu ka komuna në Kukës që kalohet me vështirësi për shkak të trashësisë së borës. Ka pasur probleme midis rrugës Kukës-Dibër ku trashësia e borë arrin në 80 cm.  Edhe në qytetin e Gjirokastrës paraqiten vështirësi në qarkullimin rrugor”.

Burimi: https://www.botasot.info/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.