Normalizohet komunikacioni në rrugën Mavrovë-Dibër

në kategorine Maqedoni

Rruga Mavrovë-Dibër, në afërsi të manastirit “Shën Jovan Bigorski”, është normalizuar. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në korsi të lagështa me mbetje të borës në korsi. Reshjet e borës janë në gjithë Maqedonisë ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur shfaqje e ngricave.

Ndalesë për makinat e rënda ka në akset rrugore Mavrovë-Dibër, Gostivar-Kërçovë përmes Strazhës, Kërçovë-Ohër përmes Preskës, Prilep-Makedonski Brod përmes Barbaros, Strugë-Qafëthanë si dhe në rrugën Tetovë-Kodër Dielli ku ndalesa është vetëm për autobusët. Është ulur shikueshmëria deri në 100 metra në Strazhë ndërsa në rrugën Resnjë-Manastir përmes Bukovës, për shkak të reshjeve të borës, komunikacioni i automjeteve të rënda është i vështirësuar.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.