Mickoski: Në skenë të hapur bëhet pazar me emrin dhe identitetin

në kategorine Maqedoni

Në skenë të hapur bëhet ky pazar me emrin dhe identitetin, si në tezgë, si në pazar ilegal. Zaevi pranoi se ky votim këtu varet vetëm nga rastet gjyqësore. A ka mirënjohje më të madhe se kjo, jo vetëm që bëhet pazar, por prokuroria dhe gjyqësia i shërben këtij pazarimi, deklaroi Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së opozitare në protestën e sotme para Kuvendit kundër ndryshimeve kushtetuese.

Mickoski theksoi se Zaevi e ka më se të qartë se po humb në mënyrë dramatike tek populli maqedonas dhe komunitetet tjera etnike. Shtoi se Zaev nuk duhet të lavdërohet se rrugën drejt Evropës do ta zhbllokojë, por, siç theksoi, bëhet fjalë për para, për funksione të kota, karrige, tenderë, të vazhdojë qeverisja e paligjshme. Mickoski premtoi se ai dhe VMRO-DPMNE-ja do të bëjë gjithçka që marrëveshja të mos arrihet dhe padrejtësia të korrigjohet.