Mata i qetë, nuk i ngutet për kontratën e re me Man Utd

në kategorine Sport

Mesfushori i Manchester United, Juan Mata duket se nuk e ka me ngut nënshkrimin e kontratës së re.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk është i sigurt nëse ndonjë dit do të rikthehet në Spanjë.

Ai në një intervistë për “AS” ka bërë të ditura disa gjëra për të karrierën e tij në të ardhmen, ku ka folur edhe për rikthimin në Spanjë.

“Nuk e di. Kam qenë në Angli për një kohë të gjatë, në një ligë që jam akomoduar mirë, por është e vërtetë se nganjëherë të mungon familja dhe shtëpia” ka thënë ai për “AS”, transmeton lajmi.net.

“Megjithatë nuk e di nëse do të rikthehem në Spanjë në të ardhmen e afërt” ka shtuar ai.

“Jam i qetë me situatën në Manchester Untied. Jam në një skuadër fantastike siç është Manchester United. Duhet të mendoj për të ardhmen e afërt dhe të bëj mirë tani e tutje” ka thënë ndër të tjerash Mata.

Kontrata e lojtarit me Manchester Untied skadon verën e ardhshme dhe ende nuk i është ofruar një kontratë e re.

Në rast se mbetet kështu, ai mund të largohet si lojtar i lirë gjatë verës së ardhshme. /Lajmi.net/

Burimi: http://lajmi.net/

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.