Kinezi shet veshkën për të blerë iPhone dhe iPad, mbetet invalid (FOTO)

në kategorine Bota/Stardust

Një djalë 25-vjeçar kinez ka mbetur invalid pas një transplanti të veshkave të kryer në mënyrë të paligjshme. Organin që në vitin 2011 e shiti në tregun e zi, për të blerë një iPhone 4 e një iPad 2.

Atëherë ai ishte minoren dhe donte t’i blinte ato pajisje në modë për të mos bërë figurë të keqe para shokëve të klasës. Prindërit, në padijeni të gjithçkaje, deri në simptomat e para për probleme në veshka, kanë denoncuar autorët e transplantim, transmeton Shqip.

Në prill 2011 iu shtuan dhimbjet dhe Ëang, u detyrua t’i tregonte gjithçka nënës së tij. “Smartphone” dhe tableta që dëshironte aq shumë, ishin shumë të shtrenjta për familjen e tij, kështu që ai gjeti një reklamë në internet për të shitur një veshkë në tregun e zi.

Operacioni është kryer në një klinikë të paautorizuar në Anhui, një nga krahinat më të varfra në Kinë, ku ai shkoi në fshehtësi. Organi u shit tek një pacient tjetër për një shumë prej rreth 28 mijë euro, sipas “Daily Mail” që raporton lajmin, duke i referuar mediave kineze. 10% e shumës së mbledhur nga grupi, shkuan për djalin, atëherë 17 vjeç, i cili mund të blinte pajisjet Apple.

Menjëherë pas kësaj, megjithatë, simptomat e para të problemeve të rënda të veshkave erdhën. Sëmundja u përshkallëzua dhe sot i riu është i shtrirë në një shtrat, invalid dhe ka nevojë për kujdes shëndetësor 24-orësh.

Prindërit raportuan bandën, prej nëntë personash të përfshirë në një seri transplantesh të paligjshme të organeve. Tre ndërmjetës morën dënime që varionin nga tre deri në pesë vjet burg, ndërsa dy mjekë përfunduan në burg për tre vjet. Familja mori kompensim prej rreth një milion e gjysmë joni, e barabartë me rreth 190 mijë euro. Por shuma nuk është e mjaftueshme për të mbuluar të gjitha shpenzimet. Për më tepër, djali ka braktisur studimet dhe është gjithmonë i lidhur me makinat e dializës.

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.