Deutsche Telekom rrit kapacitetet e internetit për 2.3 milion shtëpi

në kategorine Galileo

Deutsche Telekom ka rritur shpejtësinë e aksesit në internet për 2.3 milion linja me teknologjinë Super Vectoring në 250Mbps.

Numri i portave me shpejtësi deri në 250Mbps shkoi në 16 milion tha kompania. Gjithashtu 300,000 porta të tjera do të marrin të paktën 100Mbps.

Qytetet ku janë aplikuar rritjet e kapacitetit janë Berlini, Duisburgu dhe Manheimi.

Telekom është një prej lojtarëve kryesorë në Gjermani pavarësisht konkurrencës së egër nga Vodafone dhe blerjet e këtij të fundit në fushën e rrjeteve kabllore.

Shërbimi i internetit ofrohet përmes VDSL përkundër atij DOCSIS 3.0 dhe 3.1 të Vodafone. Ky i fundit ofron gjithashtu VDSL përmes linja me qera nga Telekom. /PCWorld Albanian

Burimi: http://pcworld.al

©MEDIAL.MK Derisa keni vendosur të merrni përmbajtje nga kjo faqe, në tërësi pajtoheni me /KUSHTET E PËRDORIMIT/.